Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Berat, pasi Anxhela Isufaj, 31-vjeç një infermiere e respektuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ka ndërruar jetë në moshë shumë të re.
Lajmi i hidhur është bërë publik nga kolegët e saj, të cilët me dhimbje kanë ndarë kujtimet dhe vlerësimet për Anxhelën, duke e cilësuar atë si një nga infermieret më të përkushtuara dhe shembullore në Shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë.
“Fati e deshi te largohej ne mënyrë te trishtë dhe në moshë fare të re. Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë për kolegët e saj dhe gjithë stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe!!! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, shkruan Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë në një mesazh ngushëllimi.