Ndahet nga jeta ne moshe te re nga semundja e rende mësuese Teuta Avdia

Një ngjarje e trishtë raportohet në Gramsh.Mësuese Teuta Avdia është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, pas betejës me një sëmundje të rëndë.Miq e kolegë shprehin keqardhje për largimin nga kjo jetë të mësueses së përkushtuar të gjuhë-letërsisë.

Zyra Vendore Arsimore Gramsh

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të mësues dhe koleges sonë të dashur dhe të respektuar, Teuta Avdia (Laçka).
Teuta lindi më 21.05.1970 dhe përfundoi studimet e larta në degën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi me rezultate të shkëlqyera. Prej vitit 1997, ka qenë mësuese pranë shkollës 9-vjeçare “Rilindja” Gramsh, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në arsim dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek nxënësit dhe kolegët e saj.
Teuta ishte një mësuese shumë e përkushtuar dhe një mikeshë e veçantë për të gjithë ne. Kontributi i saj në arsim dhe dashuria për nxënësit do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e saj në këto momente të vështira.
U prehtë në paqe !🙏🙏