Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari Aristir Lumnezi. Ai ndërroi jetë sot pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohët e fundit. Lumezi ishte kryeredaktor i gazetës “Panorama” prej disa vitesh. Gazetari Aristir Lumezi kishte një eksperiencë prej më shumë se dy dekada në media.
Më një përvojë të gjatë prej dy dekadash, Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive. Aristir Lumezi ka qenë gazetar i politikës dhe ka mbajtur për vite postin e kryeredaktorit të Gazetës Panorama.
Ikja e tij nga jeta, në moshën 57 vjeç, ka pikëlluar rëndë familjarët e tij, miqtë, kolegët dhe krejt organizatën tonë, pjestar i së cilës ishte qysh në vitin e parë të themelimit të saj. Gazetari Aristir Lumezi spikati si reporter i politikës në shtypin shqiptar përgjatë 20 viteve të fundit. Ai drejtoi me maturi dhe profesionalizëm disa redaksi të të përditshmeve kryesore në vend dhe për disa vite u dallua si zëvendës/ kryeredaktor dhe kryeredaktor i së përditshmes kryesore në vend, gazetës ” Panorama”, shkruan Unioni i Gazetarëve