Ndahet nga jeta në moshë të re nga sëmundja e rëndë bashkëshortja e Muhamet Rrumbullakut

Një lajm i trishtë ka pllakosur familjen e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut.

Bashkëshortja e tij, shoqja e jetës dhe gruaja që i dhuroi dy engjëj ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Burime për Newsbomb bëjnë me dije se Elsa Rrumbullaku nuk ka mundur që të mposhtë sëmundje ne keqe nga e cila prej kohësh vuante. Pa çka luftës së saj dhe të familjarëve, ajo nuk arriti që të dilte triumfuese nga kjo betejë.

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët e saj, bashkëshorti e dy djemtë e saj, Marvin dhe Erlisi i dhanë lamtumirën e fundit këtë të hënë.