Ndahet nga jeta ne moshe te re kengetarja e njohur Shkodrane

Nje lajm i hidhur vjen nga Shkodra ku mesohet se ka humbur jeten ne moshe te re kengetarja e njohur Zuke Dautaj.

Lajmi eshte bere me dije nga koleget e saj per humbje te madhe te artit shqiptar.

E ndjera shquhej për interpretimet brilante, dhe jo rastësisht e bëri për vete një audiencë të gjerë shqiptare, duke përfshirë këtu edhe mërgatën.

Paska ikur nga kjo botë në moshë të re artistja e mrekullueshme shkodrane, mikja ime Zuke Dautaj, e cila me zërin dhe me interpretimin e saj brilant të këngës së bukur shqipe, bëri për vete një auditorium të gjerë dëgjuesish, në tërë hapësirën shqiptare dhe në mërgatë. Zuke Dautaj ka qenë lexuese e denjë e krijimeve të mia letrare, të cilat i ka vlerësuar në piedestal me komentet e saja për vargun tim poetik, e që për mua ka qenë nder i madh. Ngushëllime familjes dhe të gjithë artdashësve shqiptarë! Qoftë i përhershëm kujtimi për artisten e shquar Zuke Dautaj!