Ka ndërruar jetë në moshë të re kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Ardita Gjyla. Lajmin e trishtë e ka dhënë dega e PD në Lushnje, përmes një postimi në Facebook.
Ajo ishte bashkëshortja e trajnerit të Lushnjes, Ilir Gjylës. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnje.
Postimi i plotë: Lamtumire Ardita Gjyla! Largohet nga kjo jete nje nene, grua, mesuese, bashkeshorte dhe aktiviste e PD. Dhi’mbje per humbjen e parakoheshme te Ardita Gjyles, e cila ka dhene kontributin e saj prinderor, qytetar, edukativ e politik, drejtuese ne disa institucione ne karrieren e saj. Anetare e Keshillit Bashkiak me siglen e PD-se, anetare e Kryesise se deges se PD-se Lushnje, kandidate per deputete, drejtuese ne Arsim dhe nivele te tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumiren e fundit nga te gjithe familjaret, bashkeqytetaret, anetaret dhe simpatizantet e PD Lushnje. Ne ato kohe te veshtira politike e shoqerore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungese besimi, Ardita ka mare pergjegjesi duke perfaqesuar denjesisht gruan dhe PD-ne Lushnje. PD Lushnje shpreh ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes per kete nene, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuese ne jeten politike e sociale te qytetit te Lushnjes duke dhene kontributin e saj te cmuar. I paharruar roli dhe kontributi i saj per qytetin e Lushnjes dhe per PD-ne Lushnje. PD Dega Lushnje