Ndahet nga jeta ne moshe te re Dr. Halide Haziri

Ndahet nga jeta Dr. Halide Haziri

Dr. Halide Haziri përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa specializimin për Dermatovenerologji e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Për vite me rradhë punoi në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit duke u shërbyer qytetarëve në lëminë përkatëse.

Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.