Eshte ndare nga jeta diten e sotme avokatja e njohur, Domenika Gjeçi.
Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Gjeçit e kanë dhënë kolegët, “Avokatët penalistë”, përmes një postimi në “Facebook”.
Gjeçi ishte një emër i njohur në fushën e avokatisë, profesion të cilin e ushtroi prej shumë vitesh dhe merrej me çështjet penale, duke dhënë një kontribut të çmuar në drejtësinë e vendit tonë.