Ndahet nga jeta ne moshe te re Albion Bardhi

Një tragjedi e rëndë ka prekur familjen Bardhi, pasi i riu nga Kosova, Albion Bardhi, ka humbur jetën në një aksident rrugor në Austri.

Lajmin për vdekjen e të ndjerit, e kanë bërë të ditur familjarët e tij nëpërmjet rrjeteve sociale. I ndjeri u aksidentua teksa ishte me motoçikletë, shkruan Insajderi.

“NJOFTIM MORTOR Me dhimbje të thellë ju njoftojmë shokë, miqët dhe dashamirët se u nda nga jeta Albion Bardhi! Për datën e varrimit ju njoftojmë me kohë! Pusho i qetë, Albion”, thuhet në njoftimin e familjes.