Është ndarë sot nga jeta mjeku i njohur Thoma Nini.
Thomai ka qënë një prej drejtuesve kryesorë të PD që prej themelimit të saj dhe për një periudhë kohe, gjithashtu Konsull i Republikës së Shqipërisë në Selanik.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari Ilir Jano përmes një postimi në rrjete sociale.
“Sot Korça ka më pak shkëlqim…I njohur në gjithë qytetin e më gjërë Thomai gëzonte respektin e të gjithëve. Kushdo që pati fatin ta njohë e ndjen që le pas largimi i tij nga jeta. Një njeri me një formim të gjithanshëm intelektual, mjek i përkushtuar dhe shumë i nderuar nga të gjithë, Thomai ka qënë një prej drejtuesve kryesorë të PD që prej themelimit të saj dhe për një periudhë kohe, gjithashtu Konsull i Republikës së Shqipërisë në Selanik.