Një 53 vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia ku ishte duke punuar në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë.
Si pasojë shtetasi Kristo Doka, 53 vjeç ka ndëruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.