Me hidherim te thelle njoftojme sot ndarjen nga jeta te Dr. Elvira Popllo ( Evanthi Tollkuci) , mjeke pediatre-nefrologe prane Spitalit Rajonal Korce (1969-2006).
Dr. Elvira ka lindur ne 5 janar 1946. Ka mbaruar fakultetin e mjekesise ne Universitetin e Tiranes si mjeke e pergjitshme ne vitin 1968. Ne vitet 1977-1978 specializohet per nefrologe prane Klinikes Universitare Spitali i Pediatise Tirane dhe vjen si nefrologia e pare pediatre ne Korce ku hap repartin e pare me paciente me semundje te aparatit urinar tek femijet qe ne moshen e porsalindur deri ne moshen 14 vjec.
Dr. Elvira ka qene koordinatore ne Spitalin e Pediatrise ne vitin 1972 dhe shefe reparti nga viti 1983 deri ne vitin 2002.
Dr. Elvira me punen e saj , me pervojen e pasur dhe sjelljen e saj, ka terhequr respektin e kolegeve, miqve, shokeve dhe vecanerisht te pacienteve e nenave te tyre.
Ne vitin 1984 eshte nderurar me medalje “Per sherbim te mire ndaj Popullit”.
Spitali Rajonal Korce i shpreh ngushellimet familjareve , te afermve, miqve dhe kolegeve te saj.