Bejkush Birçe, ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Mësohet se Birçe është ndarë nga jeta për shkak të problemeve shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila nëpërmjet një postimi i shpreh familjes së ish-trajnerit ngushëllime për humbjen..
Njoftimi i plotë:
Futbolli shqiptar humb një legjendë, ndahet nga jeta Bejkush Birçe
Familja e madhe e futbollit shqiptar ka marrë lajmin e trishtueshëm të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes.
Birçe, një emër i madh i futbollit shqiptar, dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.
FSHF i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Birçes për këtë humbje të madhe!
U prehsh në paqe Bejkush Birçe!