KOSOVE-Ndahet nga jeta infermierja e Klinikës së Neonatologjisë, Zyrafete Shehu.
Lajmin e ka bere te ditur ShSUK. Nje humbje e madhe per koleget dhe komunitetin ku ajo jetonte.
Zyrafete Shehu ishte nje grua shembullore ku kujdesej per fëmijëve të porsalindur dhe duke ofruar kujdes maksimal për çdo pacient.
Frymëzimi për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për ata në fushën e infermierisë.
Telegram ngushëllimi
Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e Zyrafete Shehu, infermiere e pensionuar në Klinikën e Neonatologjisë.
Vdekja e znj.Shehu na ka prekur shumë, të gjithë ne që e njohëm. Si kryetare e OIK kam pasur fatin të punoj me të që nga ditët e para të punës, andaj më shumë se kurrë, ndjehem e prekur nga kjo humbje e pa kompensueshme që do të krijoj boshllëk të madh tek gjithë ne.
Andaj, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Shehu dhe gjithë kolegëve me të cilët punoi znj. Zyrafete Shehu.
Me respekt