Një lajm i hidhur ka ardhur për median greke. Gazetari i njohur Takis Diamantis është ndarë nga jeta.
Ai luftoi për shumë kohë me Covid-19, por nuk arriti ta fitonte betejën.
Miku i tij Robert Garo ndau lajmin e trishtë ku shkruan:
Një mik i mirë dhe një koleg i rrallë është larguar në amëshim.
Takis Diamantis ka humbur betejën për jetën, i tradhëtuar prej zemrës së vet, duke vërtetuar rishtas aksiomën e vjetër se gazetarët janë veçanërisht vulnerabël ndaj goditjeve kardiake. Gazetarët e vërtetë ama, ata që kanë zemër dhe shpirt. Gazetarët si Takis Diamanits…
U njohëm 31 vite më parë, në Tiranën e trazuar të pranverës 1991, ku Takis kishte ardhur bashkë me shoqen e ardhshme të jetës, Marinën, në zbatim të misionit fisnik për të parë me sytë e tij e dëgjuar me veshët e tij atë çka do të përcillte më pas në gazetën Elefterotypia.
Në ato kohë të zymta, kur shtypi grek ishte i mbushur me tituj bombastikë e lajme të paqena për zhvillimet në Shqipëri, Takis Diamatis ishte zëri i vetëm objektiv.