Ndahet nga jeta Dr. Safete Kelmendi

Ndahet nga jeta Dr. Safete Kelmendi (09.09.1957 – 25.04.2025).

Dr. Safete Kelmendi përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin për Pediatri e përfundoi në
Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit.

Deri në pensionimin e saj, u shërbeu fëmijëve në lëminë e pediatrisë.

Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.