Ndahet nga jeta Dr. Dallëndyshe Kumnova (15.11.1953- 02.04.2024)
Dr. Dallëndyshe Kumnova përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithme në
Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin për Pediatri e përfundoi në Kroaci, në vitin 1991.
Dr. Kumnova u ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në Spitalin regjional “ Dr. Sami Haxhibeçiri” deri në pensionimin e saj.
Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, kolegëve dhe familjarëve të saj.