Telegram Ngushëllimi
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Doktoreshës Dr.Rrushe Rushiti – Ramadani.
Humbja e saj është e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta kenë pranë si
Doktoresh, kolege apo mike.
Puna dhe përkushtimi i saj do të mbeten gjithmonë një shembull frymëzimi për të gjithë ne. Lutemi që Zoti t’i dhurojë paqe shpirtit të saj dhe forcë familjes në këto momente të vështira.
Me respekt dhe ngushëllimet më të sinqerta,