Nje lajm i keq per sportin Shqiptar. Eshte ndare nga jeta diten e sotme legjenda e mundjes, Petrit Hajdari.
Ai ishte nje nga emrat e njohur te mundjes në Shqipëri, i shpallur disa herë kampion kombëtar.
Lajmi per humbjen e tij eshte bere nga ish-kreu i KOKSH-it, Viron Bezhani.
U prehsh në paqe miku im Petrit Hajdari!
Sot më duhet t’i them lamtumirë nga Dardha e Korçës, mundësit të shquar, mikut, sportistit dhe kolegut tim të mirë Petrit Hajdari.
Një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e mundjes, jo vetëm atij të Tiranës por edhe të gjithë mundjes shqiptare për atë çfarë ka dhënë ky sportist për këtë sport. Respekti e mirënjohja ime shkon për kujtimin e këtij mundësi jo vetëm për atë që ka dhënë por edhe atë që ka transmetuar te brezat e rinj.
Faleminderit nga zemra për gjithçka që i ke dhënë këtij sporti, duke qenë i bindur se për këtë kontribut të madh nuk do të harrohesh kurrë.
Lamtumirë, Petrit Hajdari, nderi i mundjes tiranase.
Viron Bezhani