Ndahet nga jeta diten e sotme tenori dhe nje nga zerat e dashur te muzikes Korcare Thanas Konini.
Tek Naska shkriheshin në një talent vokal qytetaria, thjeshtësia, dashuria, vërtetësia e gjithçka me vlerë. “Xhaxhi Naska” kishte vlera për qytetin e Korçës, vokal fantastik, thjeshtësi, bujari.
Zëri i Naskës, i ngrohtë, i kthjellët buronte nga mirësia e zemrës, nga shpirti i tij i gjerë, në kishë, koncerte, turne artistikë e shoqëri. Të paharruara do të mbeten interpretimet unike të Nasit si solist me këngët “Dua më shumë Shqipërine”, “O moj ti me sytë e zinj”, etj.
Ikja e Naskës është një humbje e madhe për familjen e tij të shkëlqyer, për korin, shokët e për gjithë qytetin.