Ndahet nga jeta diten e sotme ish-kryetari i bashkisë së Durrësit

Durrës- Ndahet nga jeta ish- kryetari i bashkisë së Durrësit, Tomor Golemi. Golemi ishte kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit.

Kryebashkiaku demokrat Tomor Golemi njihet i shëmbull i qytetarit të ndershem e profesionist, si një kryebashkiak sshembullor cili i shërbeu me devocion e përgjegjshmëri qytetit dhe qytetarëve të Durrësit në 4 vitet pas rënies së komunizmit.


Ai ddotë mbahet mend si përfaqësues i elitës qytetare durrsake, demokrat i vlerave te veçanta, mbështetes i vazhdueshëm përpjekjeve për demokraci e mirëqeverisje në qytet.

Në lidhje lajmin e trishtë ka reaguar kreyetari i grupit parlamentar të PD në Kuvend, Enkelejd Alibeaj.

Ai shkruan se Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njërëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare.

Me dhimbje të thellë mësova sot lajmin për ndarjen nga jeta të Tomor Golemit, kryetari i parë i bashkisë së Durrësit pas rënies së komunizmit (1992-1996).

Tomor Golemi ishte një demokrat i vlerave të jashtëzakonshme njërëzore dhe një pushtetar shërbëtor për qytetarët e Durrësit në vitet që shërbeu si kryetar i bashkisë bregdetare.

Për mua, për demokratët e sidomos për qytetarët e Durrësit, ai do të mbetet gjithmonë në kujtesë si një njeri me vlera të jashtëzakonshme dhe një shembull se si duhet të jetë një politikan në shërbim të popullit të vet”, thotë ai.