Ndahet nga jeta diten e sotme gazetari i kronikes se zezë

Ndahet nga jeta ne moshen 55 vjecari gazetari i kronikes se zeze Zamir Dule.

Ai i eshte nenshtruar nderhyres kirurgjikale por nuk ja doli.

Familjaret e tij kane dhene lajmin per humbje e gazetarit.

Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”.

Zamiri u tërhoq nga profesioni pasi u dhunua barbarisht nga policia e ish- presidentit demokrat Sali Berisha në marsin e vitit 1997. Ai u shoqërua në polici ku u torturua e për pasojë pati edhe probleme të shëndetit mendor.

Qeveria e kryeministrit socialist Fatos Nano i akordoi gazetarit Zamir Dule pension special, në shenjë vlerësimi për punën në kushte të përndjekjes dhe sidomos për torturimin e tij nga struktura policore.

Pas largimit nga gazetaria Dule u zhvendos në Korçë, ku jetonte me vëllanë në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit. Shëndeti i tij është përkeqësuar vazhdimisht.