Njoftimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Ndahet nga jeta gazetari Vangjel Sako
Tiranë më 28.2.2023
Familjarë të gazetarit Vangjel Sako kanë bërë, sot në mëngjes të ditur, lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta.
Gazetari Sako për vite të tëra kontribuoi si reporter mes Fierit, Vlorës dhe Tiranës, në mediat Radio “Valë e Kaltër”, TV Apollon dhe gjatë viteve të fundit, si opinionist pranë të përditshmes gazeta Sot.
Vangjel Sako ishte anëtar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe për vite të tëra u aktivizua në degët e organizatës duke qenë një ndër iniciatorët për veprimtaritë lokale të UGSH.
Gjatë ditëve të fundit të jetës ishte aktivizuar me nismën e vet për krijimin e një rrjeti mes mediave dhe gazetarëve shqiptarë në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut, dhe u përcjellim familjarëve të tij ngushëllimet tona.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë