Ndahet nga Jeta diten e sotme Dr. Kujtim Zajmi

Ndahet nga Jeta Dr. Kujtim Zajmi (03.03.1957 – 26.02.2025)

Dr. Kujtim Zajmi ishte specialist i Mjekësisë Familjare dhe specialist i Mjekësisë së punës.

Studimet për Mjekësi të Përgjithshme i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe specializimin për Mjekësi Familjare gjithashtu e përfundoi në Prishtinë.

Dr. Zajmi u ka shërbyer qytetarëve të Pejës për vite me rradhë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Pejës.

Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!