Ndahet nga jeta Dr. Nrek Dulaj
Dr. Nrek Dulaj përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme dhe mori titullin doktor i Mjekësisë, duke u angazhuar tutje në shoqatën humanitare “Nënë Terezë”, dega në Prizren.
Specializimin për Mjekësi Interne e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, në vitin 2004, ndërsa në vitin 2005 u dërgua për aftësim profesional në fushën e gastroenterologjisë, në Zagreb.
Dr. Dulaj, për vite me rradhë u shërbeu qytetarëve të qytetit të Prizrenit, në Spitalin e Përgjithshëm.
Oda e Mjekëve të Kosovë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.