Ndahet nga jeta Dr. Tyrhan Kosova
Dr. Kosova studimet për Mjekësi të Përgjithshme i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin për Mjekësi Interne e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës, në vitin 2000. Subspecializimin e përfundoi në degën e Endokrinologjisë.
Në vitin 2008 ishte udhëheqës i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ai punoi për vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe u shërbeu qytetarëve të këtij qyteti në lëminë e Mjekësisë Interne.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Shendetshem