Eshte ndare nga jeta diten e sotme Pëllumb Kallfa “Artist i merituar” ne moshen 77 vjecare.
Ai ishte operatori i filmave shqiptarë dhe dokumentarëve
Ai një nga profesionistët më të mirë të kamerës, që ka punuar në Kinostudion “Shqipëria e re” me xhirimin e filmave artistikë, dokumentarë dhe kronikalë.
Kallfa punoi krahas regjisorëve më të mirë shqiptarë si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Piro Milkani, etj.
Disa nga filmat artistikë që kaluan nëpërmjet syrit të kamerës së Pëllumb Kallfës, janë: “Lulëkuqet mbi mure” (Dh. Anagnosti, 1976), “Gjeneral gramafoni” – nderuar me çmimin (V. Gjika, 1978), “Një vonesë e vogël” (Xh. Keko, 1982), “Vendimi” (K. Dhamo, 1984), “Përrallë nga e kaluara” (Dh. Anagnosti, 1987), “Pranvera s’erdhi vetëm” (P.Milkani, 1988), “Vitet e pritjes” (E. Musliu, 1989), etj.