Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare biznesmeni i njohur vlonjat, Gafur Dudaj.
Dudaj ishte president i Universitetit të njohur “Marin Barleti” në Tiranë, si dhe menaxher i suksesshëm i disa kompanive të tjera të biznesit.
Ai ishte një njeri korrekt, serioz, punëtor por edhe dashamirës i sportit. Për vite të tëra ai ka kontribuar në ndihmë të sportit të volejbollit në Shqipëri.
“Varrimi do të bëhet nesër datë 22.09.2021 ora 12:00 në Sharrë (Kombinat)”, njofton familja.