Mjekësia shqiptare ka pësuar një tjetër humbje të madhe në radhët e saj. Ditën e sotme është ndarë nga jeta doktori Jorgo Kosta.
Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të doktor Jorgos, e ka dhënë epidemiologu Erjon Dasho.
Përmes një postimi “Facebook”, Dasho plot dhimbje për këtë humbje të madhe shkruan se Jorgo Kosta ishte personi me vlera të pazvëndësueshme të mjekësisë shqiptare.
“Kur largohen njerëz dhe profesionistë si Dr. Jorgo Kosta, humbasin vlera të pazëvendësueshme të mjeksisë shqiptare. Të qoftë dheu i lehtë, doktor, dhe qofsh përherë i kujtuar!”, shkruan ai.