Rrëfimi i prindërve:
Në shtator e kam regjistruar dhe shkonte çdo ditë. I pamë të gjitha kushtet dhe na thanë se çdo gjë është me kamera dhe mund t’i hapnim kur të donim. Në tetor nuk e çuam për arsye shëndetësore. E çuam në nëntor.
Mësuesen e donte shumë, me aq sa na thoshte. Në momentin që më morën në telefon më thanë se është lidhur me litarin e bluzës, ndërkohë që nuk kishte të veshur bluzë me litar.
Kur shkova te spitali mësuesja më tha ka hyrë në sallën e operimit, ndërsa mjeku më ka thënë se ka ardhur i pajetë.
Më pas na thanë se ka vetëm 6 kamera kopshti dhe vendi ku ka ndodhur ngjarja na thanë se nuk ka. Doja të flisja me stafin e edukatorëve, por njëra tha jam me Covid, tjetra më bëri bllok në “WhatsApp”. Më kanë gënjyer duke thënë se ka qenë një mjek dhe një infermiere, e sot më thanë nuk ishte asnjë.
Unë e kam kapur me dorë atë litar vetëm pak dhe u këput. Nuk e besoj kurrë se çuni të jetë varur aty. Ka pasur një bluzë me zinxhir, me kapuç dhe shumë, shumë larg nga fyti. Varsja ku ata thonë të jetë varuar nuk bën vaki, është e shkurtër, djali ishte më i gjatë.
Nëse ka qenë e Zotit ia bëj hallall, nëse ia kanë bërë iu thafshin duart.