Duke qenë se soda e bukës është cilësuar si një antiacid, mund të zvogëlojë efektivitetin e ilaçeve që përdoren për shqetësimet e stomakut. Soda e bukës mund të ndërveprojë me disa lloje ilaçesh si aspirina, shtesat e kalciumit, apo mediakmente për stomakun.
Pacientët duhet t’ju tregojnë mjekëve të tyre mbi ilaçet që po marrin dhe sasinë e sodës që duhet të konsumojnë në mënyrë që të mos shkaktojnë ndonjë problem në organizëm. Duke qenë se soda e bukës rrit sasinë e natriumit, atëherë pacientët duhet të ndjekin dieta me nivel të ulët të natriumit.
Marrja e sodës së bukës në sasi të mëdha shkakton:
Të vjella
Dhimbje koke
Dobësim të muskujve
Ënjtje të këmbëve
Për fëmijët nën 5 vjeç nuk rekomandohet të përdoret soda e bukës në mënyrë kategorike.