Mungesa e vitaminës D është e lidhur me simptomat e rritjes së depresionit, sipas një studimi të ri. Në fillim të këtij viti, njerëzve në Britaninë e Madhe iu rekomandua të merrnin vitaminën gjatë muajve të “errët”. Ndërkohë që gjendet vetëm në pak ushqime si peshku me yndyrë, shumica e njerëzve e marrin vitaminën D përmes efektit natyral në trup të shkaktuar nga drita e diellit.
Nivelet e ulta janë të lidhura gjithashtu me sindroma të kockave si osteoporoza, por mund të ndikojë dhe indin e muskulit – e tanimë është zbuluar se ka ndikim me nivelet normale të dopaminës, një lëndë kimike e lidhur me gjendjen mendore, në tru.
Në studimin e ri, i cili u publikua në Shoqatën Ndërkombëtare të Psikozës së Hershme në Milano, shkencëtarët testuan vitaminën D në 225 pacientë me çrregullime psiqike dhe në 159 njerëz që ishin mirë. Ata zbuluan lidhjen thelbësore midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe niveleve të larta të simptomave negative dhe depresionit tek njerëzit me psikozë. Studiuesit gjithashtu gjetën një lidhje mes rrjedhshmërisë së reduktuar verbale dhe dëmtime në njohje.
Ndërkohë në gazetën “Studime Skizofrenike”, në Norvegji, shkencëtarët sugjeruan se vitamina D mund të përdoret për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve.