E ftuar ditën e sotme në ‘Shqipëria Live’ ka qenë sërish Rita Koca, motra e radikalistit Gjergj Laçi i cili prej 6 vitesh ka mbajtur të mbyllur gruan dhe fëmijët e tij.
Në lidhje telefonike Rita ka kundërshtuar kategorikisht vëllain e gruas së Gjergj Laçit, i cili ndër të tjera ka treguar se gruaja as në funeralin e babait të saj nuk ka shkuar.
“Ai e njeh shumë mirë motrën e vetë. Ajo është budallja më e madhe që ekziston. Gjergji është i pafajshëm nuk ka bërë asgjë.
Gjergji nuk i ka dhunuar thjesht është përkujdesur shumë për ta. Për t’i mbrojtur nga rreziqet, nga COVID, për t’i shpëtuar nga sëmundjet dhe për të mos u ngatërruar me fëmijët.
Është kujdesuar shumë për ta.
Me 900 diabeti ka qenë Gjergji kur i ka vdekur babai asaj, ndaj nuk e ka lënë të shkoj. Nuk u bë nami se nuk shkoj në varrim, unë i kam dhënë asaj një 5 mijë lekëshe asaj.
Ai gënjen moj zemër. Gjergji i ka pallatet rresht në Dibër, ka prona, ka ferma.”- tha Rita Laçi.