Motra dhe vellai nuk ja dolen por pas 105 ore nen rrenoja 5 vjecari del i gjalle nga aty

Një nga mrekullitë në Turqi është rasti i 5-vjeçarit Aras, i cili u nxorr nga rrënojat në shtëpinë e tij të shkatërruar në Kahramanmaras 105 orë pas tërmetit.

Kur e sollën në kujdesin intensiv, 5-vjeçarit i kishte filluar hipotermia dhe temperatura e trupit i kishe rënë shumë. Fatmirësisht, ai shpëtoi dhe ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve. Aras mund të ketë mbijetuar, por motra e tij 7-vjeçare Hiranur nuk ka mundur. As vëllai i tij, 9-vjeçar Alp dhe as babai i tij.

I ulur pranë shtratit të Arasit dhe duke i ledhatuar flokët e nipit të tij, është Mehmeti 72-vjeçar.

“Ai ka një personalitet të fortë, është i sinqertë dhe nuk është i llastuar”, thotë Mehmeti për nipin e tij.

Edhe pse tani 72 vjeç, Mehmeti thotë për BBC News se për pjesën tjetër të ditëve të tij do të kujdeset për Arasin sikur të ishte djali i tij.

Nëna e Aras gjithashtu mbijetoi, por ai nuk e ka parë atë që kur u goditën nga tërmeti. Ajo po trajtohet në një spital tjetër të qytetit por pritet të shërohet shuam shpejt dhe të bashkohet me të birin.