Në pjesën e mbetur të javës, vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme. Siç raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak, kjo javë do të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu, të cilat pritet të jenë me intensitet mesatar, në jugperëndim me intensitet deri të lartë. E gjitha prej dy stuhive të njëpasnjëshme, Dudley dhe Eunice.
Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërkohë që në lartësinë mbi 500 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 800 metra në lindje dhe jug reshje bore me intensitet deri mesatar. Temperaturat parashikohen të variojnë nga zonat malore 1°C deri në 11°C; zonat e ulëta 4°C deri në 13°C; ndërsa në zonat bregdetare 9°C deri në 13°C.
Sa i përket erës do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës brgdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek.