“Masat ajrore nga veriu i Afrikës prej disa ditësh, të paktën në 10 ditëshin e fundit të Tetorit, ka startuar dhe fillimi i Nëntorit me temperatura të larta pothuajse në të gjithë gadishullin e Ballkanit.
Deri në mesin e javës nuk është se do ndihet ndonjë ndryshim i madh, një rënie e lehtë e temperaturave, por mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin me temperatura të larta. Pasditja e së mërkurës do të ketë rënie të lehta dhe shtim të vranësirave”, ka thënë sinoptikania Lajda Porja.
Tabloja sinoptike pritet te marre nje kthese te madhe ne fundjave pasi do te rikthehen reshjet e shiut ne disa zona te vendit
“Të premten më pas do të ketë grumbullim dhe zhvillim të vranësirave duke bërë që mbrëmja e së premtes do të sjellë reshjet e para, episodi i parë i muajit Nëntor i cili është fokusuar në Malin e Zi dhe në veri të Shqipërisë, pikërisht këto do jenë dhe zonat që do kenë herë pas here rrebeshe të shoqëruara me stuhi të forta.
Ky episod do të qëndrojë shumë pak, do jetë vetëm ditën e premte dhe të shtunën, e diela do të jetë me reshje shumë të pakta”, është shprehur Porja.
Sinoptikanët theksojnë se ne fundjave temperaturat do te bien me disa grade duke shënuar vlera jo me të larta se 18 gradë Celcius.