Një shprehje e urtë popullore thotë: Më mirë syri se sa nami!
Për fat të keq shqiptarët lakohen jo për mirë në vendet e evropës, veçanërisht në Greqi dhe Itali ku jeton një komunitet i madh i bashkëatdhetarëve tanë.
Dy raste inskenimesh të rënda përgjatë këtij viti kanë “nxirë” figurën e vendit tonë në shtetet fqinje Itali dhe Greqi.
Rasti i parë është ai që u zbulua sot, pikërisht 9 muaj nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, makina e të cilit u gjet e djegur në Pukë në datën 9 janar. Policitë e dy vendeve kishin nisur hetimet për vrasje ndërsa në listën e të hetuarve ishin një sërë emrash biznesmenësh në vendin tonë të cilët Davide i kishte takuar gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Por e vërteta rezultoi krejt ndryshe. Ai kishte dalë nga Shqipëria duke nisur një jetë të re në Toscana, ku u gjet nga policia italiane në një gomone në brigjet e Livornos.
Dyshohet se shkak për këtë sajesë kinematografike ishin bërë borxhet që kishte Pecorelli në Itali pas falimentimit të bizneseve të tij dhe tashmë synonte që të përfitonte nga siguracionet e jetës.
Por ndonëse fakti që është gjallë përbën një lajm të mirë, për Pecorellin nis një tjetër telash, ai i vënies përballë drejtësisë me akuzën e mashtrimit.
Një tjetër rast i bujshëm që u lakua për muaj të tërë ishte ë Caroline Cruch në Greqi nga i shoqi Babis Anagnostopolus në shtëpinë e tyre në Glyka Nera. Ai sajoi një ngjarje duke ja veshur fajin shqiptareve por autori rezultoi të ishte vetë ai.