Kohët e fundit, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj në Instagram me fotot e publikuara nga pushimet.
Ajo shfaqet shumë në formë dhe fotot janë vërtetë artistike.
Mirëpo në foton e fundit të postuar nga veriu i Shqipërisë njëri prej ndjekësve i ka lënë një koment epik, të cilin moderatorja është detyruar ta fshijë.
‘Po nxire dhe Edin (referuar Eduart Grishaj) në foto mos e mbaj më në dollap të shkretin’, shkruan fansi shoqëruar me disa emoji të qeshura.
Kujtojmë që Arbana prej disa kohësh po përflitet se është në një lidhje me regjisorin e emisionit të saj. Ata janë fotografuar herë pas here së bashku.