Nehir dhe Tarik shkojnë në takimin e tyre të dytë tek ujvara. Nazim ndjek çdo hap të tyrin. Zerin gjen klientin e rradhës për Nehirin.
Nehir fton Nazimin të hanë darkë së bashku. Nehir dhe Nazim gatuajnë së bashku ndërkohë Tarik telefonon fshehtas mikun e tij dhe i kërkon ndihmë. Nehir gatuan për Nazimin gjellën e tij të preferuar dhe Tarik del bllof pasi thotë se e urren atë gjellë.
Nehir i kërkon Tarikut të kalojë natën me të pasi ka frikë nga breshëri e bubullimat. Nazim qëndron roje gjithë natën pranë shtëpisë.
Kur Nehir dhe Tarik fikin dritat Nazim dyshon se diçka po ndodh mes tyre dhe futet në shtëpi. Ai kujton të kaluarën kur e gjeti gruan duke e tradhtuar me dikë tjetër. Nazim rreh Tarikun ndërsa Nehir i kap mat në sherr e sipër.