Shqiptarët na kanë treguar oborret e tyre plot gjelbërim dhe ngjyra, plot ajër të pastër larg smogut mes të cilit jetojmë.
Imagjino të zgjohesh në mëngjes, të dalësh jashtë e të shtriqesh në mes të shumë pemëve, apo të pish një kafe ende pa dalë dielli në mes të gjelbërimit.
Pasi të shikoni edhe ju këto oborre shtëpish të shqiptarëve a do të flini dot të qetë kur mendoni se të nesërmen ju pret sërish një pllakë e madhe betoni?
Të pini një lëng portokalli në ajrin e freskët të agimit, të shëtisësh në këtë tunel gjethesh derisa të vijë mëngjesi?
Apo preferon të dalësh në ballkon, dhe të shohësh gjelbërimin?
Me gjithë këtë frymëzim gjithsesi duhet ditur se Kadareja u rrit në një shtëpi prej guri, të një qytet prej guri, në fakt edhe pse do t’i shkonte më shumë për shtat një oborr vjeshte.
Ndoshta mund të themi se ky është një oborr i denjë për Kadarenë, por ashtu sic thotë Pablo Neruda:
“Mund t’i presësh të gjitha lulet, por s’e ndalon dot pranverën të vijë”!
Kështu është në këtë kopsht të magjepsur në Elbasan, që duket sikur i bashkon në një përrallat e Andersenit, Vëllezërve Grimm, Eposin e Kreshnikëve dhe Iliadën.