Big Brother VIP këtë vit ka kaluar parashikimet duke thyer rekorde audience, por edhe pakënaqësie, me plot njerëz që besojnë se vendimet merren nga moderatorja e emisionit dhe i konsiderojnë ato të papranueshme.
Publiku është tejet i apasionuar pas personazheve brenda në shtëpi e nëse diçka ndodh vërejtjet apo komentet negative i merr edhe Arbana Osmani në profilin e saj në Instagram.
Kështu ndodhi të shtunën e kaluar me largimin e Efit, ku shumë komentues shpreheshin të pakënaqur.
E duke qenë se këto komente nuk ndaleshin as në profilin e saj, Arbana vendosi të merrte një vendim duke i ndaluar ndjekësit të komentojnë.
Tanimë Arbana ka gjetur një zgjidhje tjetër dhe në fotot e saj mund të komentojnë vetëm persona të limituar, pra njerëz që ajo ndjek dhe jo kushdo.