Pak më shumë se dy javë (11 janar) pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus.
Ai është konfirmuar sot pozitiv me virusin, një ditë pasi kishte kryer testin.
Pipero, një nga mjekët epidemiologë më të njohur në vend, është izoluar menjëherë në shtëpi dhe për momentin gjendja e tij është e mirë.
Ai është personi i tretë i vaksinuar në Shqipëri me dozën e parë anti-Covid, pas mjekes Najada Çomo dhe kryeministrit Edi Rama. /e.a/noa.a/