Monika Lubonja u duk si e zhgënjyer nga dhurata që produksioni i bëri gjatë prime-t të së martës së kaluar. Asaj iu dhanë fustane, por duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak, dhe e ka shprehur gjatë një takimi me banorët.
“Ti mendon që dëshira ime janë vetëm rrobat, unë e kam thënë si hobi, si pasion që të jem e bukur, por fare… E kam pasion, siç edhe qe dua të shkoj në plazh në Dhërmi”, tha Monika.
Ndërkohë që Donaldi dhe Beniada i ndërruan muhabetin duke folur për pushimet e verës.
Kujtojmë se gjatë prime-s të po asaj të marte,
Einxhel dhe Donald u surprizuan me nga një emision të Top Channel, ashtu si dhe Beniada më herët. Ndërkohë që Iliri do të jetë imazh i Digitalb në disa reklama, dhe Arjolës iu 0dhurua një apartament.
Monika u duke si e lënë disi pas dore, derisa iu dha surpriza tjetër e trajtimeve esteteike tek qendra Frontera per te gjithe jeten.
Kujtojmë se Monika bashkë me Arjolën, Donaldin dhe Einxhel u votuan dhe vendosur nga publiku Monika nuk ia arriti në finale.