Monika Kryemadhi i tregon të gjitha: Në fillim Ilir Meta më niste letra dashurie, kurse tani më….

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasditen e sotme ishte në Fier, ku zhvilloi një takim me disa të rinj në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë diskutimit, Kryemadhi tha se të rinjtë sot janë bërë asocialë për shkak të dixhitalizimit.

“Sot në kuadrin e ndryshimit dhe dixhitalizimit të cdo gjëje ka sjellë edhe një lloj, janë bërë të rinjtë asocialë, unë me Ilir Metën kemi pas shkruar letra dashurie, por tani, ka shkuar cdo gjë me mesazh, edhe dashuria është vetëm elektronikisht. Nuk mund ta kthejmë cdo gjë dixhitale. Ne na duhet të socializojmë rininë dhe nuk vjen thjesht duke u përfshirë në projekte politike, por në vendimmarrje”, tha Kryemadhi.