Spektaklin e kaluar të Big Brother Arjola dhe Monika u vunë përballë kutisë së Pandorës, dhe refuzuan ta hapin atë, ndryshe nga ç’kanë bërë banorët e tjerë deri më tani.
Opinionisti Arbër Hajdari tha se me këtë veprim ato janë treguar të dobëta, gjë që i ka bërë ato të ndihen keq. Sot në spektakël u diskutua pikërisht ky moment.
Monika: Ne jemi drejt fundit dhe të vjen keq kur dëgjon opinionistët të thonë se u treguam të dobëta. Nuk mendoj që unë duhet të zgjidhja Pandorën, se nuk e mendoja që do i binte Arjolën , nuk dua të fitoj diçka dhe të largoj dikë. Ka momente këtu që realisht janë shumë të vështira dhe nuk e kuptoj pse Arbri thotë dobësi, kemi kaq muaj që luftojmë këtu. Unë do dal ashtu siç jam futur.
Arbri: më vjen shumë keq që Monika dhe Arjola e kanë marrë fjalën time kështu, nuk më vjen mirë ti shoh duke qarë , mua më vjen keq që banorët mbajnë mend kritikat, unë them mendimin tim dhe nuk kushtëzohem nga ata, por ata mbajnë mend vetëm këto gjëra. Tani gara po ngushtohet dhe mendova se këta që gjatë gjithë ditës flasin për rivalitet, do të vihen para këtyre sfidave.
Arjola: E kam menduar gjatë Pandorën , nga një anë kam thënë do e hapë, por e refuzova se thashë nëse e hap nuk do jem më e qetë me veten.
Balina: ju në fund të ditës jeni komentuar për të njëjtat gjëra që sjell dhe kutia e Pandorës. Loja juaj konsiston pikërisht në këtë gjë, që mundësisht të evitohen të merren vendime. Tani ju vërtet nuk ju pëlqen të komentoheni, po ne për këtë punë jemi këtu dhe ju jeni aty për të luajtur.