Momenti i përkryer i konceptimit është sigurisht ai moment në të cilën partnerët kënaqen gjatë aktit seksual, duhen me njëri-tjetrin dhe dëshirojnë të sjellin në jetë një fëmijë.
Por, ata që kanë kërkuar këtë pyetje me siguri kanë provuaj me muaj të tërë në konceptimin e një fëmije apo marrjen e një rezultati pozitiv. Pra, do të sihte mirë që një grua të njohë mirë trupin e saj dhe të përcjell ciklin mujor, në mënyrë që të dijë se kur është koha e përkryer për konceptim.
Si të di se kur saktësisht mund të kem ovulacion dhe se kur është momenti ideal për marrëdhënie?
Disa femra e dinë saktësisht se kur e kanë periudhën e tyre ovulative. Ato e përshkruajnë këtë moment si një ndjenjë të veçantë në barkun e tyre, një ndjesi pickimi apo shpim gjilpëre në njërin nga vezoret e deri në ndjesinë e pëlcitjes së folikuleve dhe lirimin e vezës.
Nëse gjendeni në mesin e grave që nuk e kanë këtë “shqisë të gjashtë” dhe dëshironi të ngelni shtatzënë, atëherë mundohuni të përcjellni ciklin tuaj dhe përqëndrohuni në shenjat delikate.
Shenjat delikate të ovulacionit janë:
Ndjesia e tensionit në gjoks
Dhimbje të lehta në fund të barkut
Rritje e sekretimit (transparent dhe i lëngshëm, ngjashëm me të verdhën e vezës)
Rritje e lehtë e temperaturës
Çfarë nëse dështon sërish?
Nëse gjërat komplikohen sërish rreth konceptimit tuaj, që nënkupton se nuk keni ngelur shtatzënë pas disa muajsh marrëdhënie seksuale, atëherë provoni metodat për matjen e temperaturës bazale, LH-shiritat për urinën apo vëzhgimin e mukusit cervikal.
Marrëdhëniet që zgjasin më shumë se një vit, por që nuk rezultojnë në shtatzëni, janë shenja që kërkojnë vëmendje mjekësore dhe këshilla gjinekologjike për një kohë të caktuar deri në konceptim të mundshëm.