TIRANË- Personazhet e show-bizz-it shpesh janë në qendër të vëmendjes edhe pë shumat që fitojnë apo shpenzojnë.
Moderatorja Aida Shtino ka reaguar lidhur me deklaratën e moderatores Erjola Doçi, e cila tha se i duhen 2000 € në muaj vetëm kremra fytyre. Përmes një postimi në “Facebook”, Shtino shkruan se me 2000 euro në muaj mund të jetojnë 4 familje, ndërsa ka edhe një kuriozitet personal. Shtino shton se nëse do të kishte mundësi do ta pyeste Doçin se çfarë pune bën për të jetuar?
Postimi i Aida Shtinos:
Epo 2000 € ne muaj per kremera…Po te isha aty ne studio do ta kisha pyetur kete vajzen : “Cfare pune beni per te jetuar?” 2000 € vetem per kremera nderkohe qe me ato leke mundet te jetojne 4 familje ne muaj…. Platoni thoshte, se nje njeri duhet te mari te ardhura aq sa i duhet per te jetuar , tepricat duhet ti dhuroje, perndryshe demtohet menderisht dhe shpirterisht dhe bie pre e kotesise dhe vesit, si dhe e botes materiale dhe haron shpirteroren. Prandaj miq tere ata e ato qe dalin neper media , e neper rrjete sociale , fb, insta e Tik Tok dhe reklamojne canta, bluza, jete lluksi mos i kini zili, sepse jane shpirterisht me te varfer, se ata qe jane te varfer materialisht. Kur shpirti eshte mbosh “ato/ata” te shkrete mendojne se do ta mbushin me gjera materiale….harrojeni , nuk mbushet kurre shpirti me materie.
Po ç’tha moderatorja e “E diell” që shkaktoi kaq bujë në rrjet?
Erjola Doçi gjatë një interviste u shpreh se: Dy mijë euro vetëm për kremra. Nuk po flas për parfume dhe gjëra të tjera, por për fytyrën deri në dy mijë euro në muaj minimumi që i shpenzoj, pasi kremrat që përdor realisht janë goxha të kushtueshëm. Dy mijë euro nuk është absurde se nuk ka të bëjë vetëm për fytyrën se dhe për këmbët. Unë kam krehër për këmbët, që pas dushit kreh këmbët që të jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Nuk ka të bëjë kostoja, por fatkeqësisht na ka bërë Zoti të shtrenjtë.