Në emisionin “Pa Gjurmë” eshte zbuluar se nëna e 22-vjeçares Brisilda Nexhipi ka mar lajmin se vajza e saj nuk jeton me.
Moderatoreja e emisionit, Odeta Dume e dha lajmin ne studio dhe kjo ka shokuar nene e 22-vjecares.
Por situata ka qene shume e veshtire dhe moderatorja ka marre nje lum me komente negative ne rrjetet sociale.
Ajo eshte shprehur se: Detyra jonë ishte të informonim nënën për këtë lajm tragjik dhe vendosëm ta bënim në këtë studio. Këtu ku nisi dhe mbaroi kërkimet. Por, ndodh që ka dhe histori që kanë një përfundim tragjik. Nuk ka një mënyrë të duhur për ti përcjellë nënës një lajm tragjik, nuk ka fjalë të duhura, dhe ne dje gabuam, përdorëm fjalët e gabuara.
Dua ti kërkoj falje nënës së Brisildës, familjarëve dhe teleshikuesve që u tronditën nga kjo histori. Unë marr përsipër përgjegjësinë e plotë dhe ju siguroj që për mua stafin tim ishte një tragjedi nga e cila mësuam shumë nga ajo që bëmë . Dje unë llogjikova gabim dhe ju më kryqëzuat duke ndjellë vrer dhe mallkime për familjen time”, tha ajo.