Hysni Dankshi
Sëmundjet e zemrës janë të shumta dhe të ndryshme. Disa prej tyre i shkaktojnë të sëmurit jo vetëm vuajtje të shumta, por ehde vdekjen. Diagnoza e sëmundjes mund të vihet vetëm nëpërmjet mjekut specialist, ku aty merret një diagnostikim i rregullt dhe i saktë. Specialisti amerikan i zemrës, dr.Andel Eis thotë: “Të konsumosh 2 korra mollë në ditë do të thotë të pengosh gëlqerosjen e enëve të gjakut, sepse aciditeti i mollës ul nivelin e kolesterinës në gjak, duke penguar edhe infarktin e miokardit”. Disa sëmundje të zemrës shoqërohen me ënjtje të këmbëve, të barkut dhe të mëlçisë, ndryshime në funksionin e veshkave, rritjen e presionit arterial etj.
-Jo pa qëllim molla quhet edhe “fruti i artë”. Ajo jo vetëm shëron sëmundjet e gjakut, por edhe ul tensionin e lartë të gjakut, për arteriosklerozën, sëmunjdet vaskulare etj. Sipas shumë kardiologëve molla ka veprim të dyfishtë: e para, çliron nga yndrynat: e dyta, forcon arteriet e trupit. Molla është një fru i pazëvendësueshëm dhe i pasur me vitamina A, B, C. Përmban kripërat minerale, kaliumin (K), kalciumin (Ca), siliciumin (Si), magnezin (Mg), hekurin (Fe), acidin fosforik (H3PO4).
-Për zemrën e sëmurë dhe tensionin e lartë të gjakut është mirë të konsumoni nga 1-2 gr në ditë vaj peshku i koncentruar, sepse në masën 50% eliminon infraktin e miokardit, trompozën dhe ul tensionin e lartë të gjakut, sepse përmban omega 3, acide të pangopura që nuk zëvendësohen nëpërmjet ushqimeve të përditshme.
-Merrni 1 dorë të plotë të rozmarinës së thatë ose të njomë dhe grimcohet shumë. Pjesa e thërrmuar futet në një shishe 1-litërshe, me 1 litër verë të bardhë. Shishja qëndron e mbuluar 24 orë. Pastaj lëngu kullohet dhe pihet 1 lugë kafeje 2 herë në ditë pas ushqimit, në drekë dhe në darkë.
-2 lugë të imtësuar nga bima e Valerianës mbulohen me 400ml ujë të ftohtë. Ena mbulohet me kapak dhe lihet tërë natën që të ekstratohet. Në mëngjes çaji valohet 3 min në enë të mbuluar. Ftohet dhe kullohet dhe çaji pihet disa herë në ditë nga 1 gotë, e ëmbëlsuar me pak mjaltë. Nuk pihet menjëherë e tërë gota, por me 304 gllënjka, ashtu siç pihet çaji i zakonshëm.
Veshka ushqime-Livandulja (ose trumza e butë). Zieni 2 litra ujë. Në momentin e valimit hidhni 20-25 lugë çaj me bimë. E lëmë mbi 30 minuta në qetësi. E kullojmë dhe pihet nga 1 gotë në 2 ditë.
-Leunuri i zemrës. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hedhim 25-30 lugë gjelle me këtë bimë të tharë dhe të grimcuar. E lëmë 1 orë në qetësi, pastaj e kullojmë. E shtrydhim dhe pihet 1 filxhan çaji 1 herë në ditë.
-Murrizi (lulet dhe frutat). 20 gr lule ose fruta të grimcuara hidhen në një shishe ku shtohen 100 gr alkool 60. E lëmë për 10 ditë dhe e kullojmë. Pihet 3 herë në ditë 20-25 pika me pak ujë.
-Lëngu i 3 kokrrave limoni hidhet në një shishe dhe i shtohet 1 lugë kafeje me kripë të hollë gjelle. Tundet derisa të shkumëzohet dhe pihet 1 lugë gjelle çdo orë.
-Hudhra. Merrni 200gr hudhra të cilat pastrohen, copëtohen dhe hidhen në një litër alkooli 60. E lëmë 10 ditë duke e tundur herë pas here. Pas 10 ditësh e kullojmë, e hedhim në një shishe me tapë. Përdoret 3 herë në ditë nga 20-30 pika.
-Në raste ataku të fortë të zemrës, pihet 1 gotë ujë me shumë sheqer, i përzier me pak lëng limoni ndërkohë gjoksi i laget me ujë të ftohtë.
-Merrni 4-5 lugë gjelle me lule të Kulumbrisë. Hidhe në 1 litër raki rrushi të fortë dhe të mirë. Shishja e mbyllur lihet në vend të ngrohtë, në hije për 1 ditë. Lëngu i kulluar pihet 1 filxhan 3-4 herë para buke në ditë.
-Për hipertensionin dhe në rastet e damllasë (hemorragji cerebrale) përdoren duke vendosur 10-15 shushunjëza në qafë. Ato qëndrojnë të ngulitura 20-30 minuta dhe shkëputen athëerë kur janë të fryra me gjak.
-5 lugë gjelle me gjethe dhe rrënjë majdanozi hidhen në 1 litër ujë dhe valohet për 8-10 minuta, pastaj kullohet. Pihet 1 filxhan 3 herë në ditë para buke.
-Vjeshtulla është një bimë e shquar mjekësore që vlen për shumë sëmundje, kryesisht për tensionin dhe zemrën. Merrni 1 lugë gjelle me bimë të thara, zihet me 1 gotë ujë për 10-15 min, pastaj pihet 2 herë gjysmë gotë ujë para buke.