Një gjinekolog nga Klina i cila ka 12 vjet qe është në shërbim të pacientëve, së fundmi ka qenë ai i cili ka përjetuar të qenurit pacient në QKUK. Driton Grabanica, në muajin gusht të vitit të kaluar ka pasur një sulm në tru, e që sipas ekzaminimeve të mjekëve dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e stresit të punës për disa ditë pa pushim.
Në këtë ordinancë e kalon pjesën më të madhe të ditës. Gjinekologu Driton Grabanica, tash e 12 vite e ushtron këtë profesion, duke u dalë në ndihmë të gjithë atyre pacienteve që kanë ankesa të llojit të ndryshëm.
Mirëpo, stresi i punës për disa ditë pa pushim, beson që ndikoi që në fund të gushtit, të këtij viti t’i përkeqësohej gjendja shëndetësore.
“Me 30.08.22 në ora 6 të mëngjesit kom pasur një atak, sulm në cerebellum tru të vogël,kjo është manifestu me kokëdhimbje të madhe edhe marramendje, kjo ka ndodhë duke u përgatitur për punë, ku së pari kom provu me qetësu, kam mbyll sytë edhe kom kqyr me gjete pozitën ul, rat”, ka treguar Grabanica, për Tëvë1.
Grabanica, ishte dërguar në Spitalin regjional të Pejës, ku nga aty pas disa ekzaminimeve nga mjekët është vërtetuar se gjendja e tij ka ardhur si pasojë e një sulmi në trurin e vogël.
“Atje e kom njofto doktoreshën Roza Kolaj,radiologe mu ka bo ct me kontrast, edhe vërtetohet se ka ardh deri te pamjaftueshmëria me gjak e trunit të vogël. Është konsolltu neurologu dhe internisti të cilët kanë vërtetuar se është një atak, niskemi e cerebellumit të trunit të vogël”, shprehet ai.
Pas dy ditësh, Grabanica ishte transferuar në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK, ku nga ekzaminimet e neurokirurgut vendoset që ai t’i nënshtrohet një operacioni.
“Shumë shpejt pas përgatitjes vendosna në sallë operative dhe bëhet intervenimi. Ka zgjat disa orë me sukses pak ndonjë komplikim dhe gjendja më stabilizohet. Pas stabilizimit të gjendjes, transerohna në kujdesin intensiv ku kam qëndru diku 8 ditë. Jam kanë në një gjendje supkumatoze si i përgjumur nuk më kujtohet, gjatë gjithë kohës ka qendru me mu motra ime”, tregon ai.
Grabanica thotë se detajet se çfarë është diskutuar e çka ka folur gjatë qëndrimit në spital,nuk i kujtohen.
“Tash s’kam probleme vetëm nganjëherë marramendje dhe të vjellura përndryshe jam i pavarur,Bisedime me kolegë ma kanë cek që munden me kanë si rezultat i stresit dhe lodhjes, ky atak”.
Vëllain nuk e la për asnjë moment vetëm.
Argentina Grabanica, thotë se asnjëherë në jetë nuk e ka menduar se kjo do ti ndodhë vëllait të
“E kam përjetuar shumë rëndë se nuk e kam ditë çka është në pyetje. Pas orës 12 të natës unë e kam kuptu se vëllait ju ka keqësua gjendja ,se nuk ka fillu me dhanë reagime… ju kam afru vëllait pa ardhë mjeku, ja kom lëviz synin edhe e kam pa se diçka nuk është në rregull,kur e ka pa doktori sigurisht e ka kuptu çka është edhe meniher kanë kërku me trasnferu për Prishtinë”, deklaron ajo.
Frikën që kishte për të vëllain shpreson që mos ta përjetojë më asnjëherë.